Kalo te përmbajtja

Për çfarë qëndrojmë

Vlerat dhe Principet

  1. Bashkëpunimi dhe Rrjetëzimi

    CH-APEN ndërton një platformë dinamike ku sipërmarrësit, profesionistët dhe investitorët zviceran-shqiptarë mund të bashkëpunojnë, të mentorojnë njëri-tjetrin dhe të krijojnë lidhje me vlerë. Qëllimi jonë është një komunitet mbështetës që nxit shkëmbimin e ideve dhe partneritetet, duke sjellë sukses në industri të ndryshme.

  2. Udhëheqja dhe Mentorimi

    Ne besojmë në fuqinë e udhëheqjes dhe mentorimit. Përmes rrjetit tonë, profesionistët me eksperiencë udhëzojnë dhe mbështetin sipërmarrësit e rinj, duke ndarë njohuri që formësojnë të ardhmen e profesionistëve shqiptarë në Zvicër.

  3. Inovacioni dhe Rritja

    Jemi të angazhuar për nxitjen e inovacionit dhe sipërmarrjes, duke ofruar hapësirë për anëtarët që të ndajnë ide novatore, të eksplorojnë mundësi të reja dhe të zgjerojnë bizneset e tyre. CH-APEN luan rol vendimtar në fuqizimin e komunitetit zviceran-shqiptar për t'u përshtatur dhe për të pasur sukses në një tregtë globale konkurruese.

  4. Integriteti dhe Përgjegjshmëria

    CH-APEN i ruan standardet më të larta të integritetit dhe përgjegjshmërisë. Jemi të angazhuar për promovimin e praktikave transparente dhe etike të biznesit mes anëtarëve, duke siguruar që të gjitha partneritetet dhe bashkëpunimet ndërtohen mbi besim dhe respekt të ndërsjellë.

  5. Trashëgimia Kulturore dhe Avancimi

    CH-APEN vlerëson ruajtjen e trashëgimisë kulturore duke promovuar njëkohësisht progresin. Ne festojmë arritjet e komunitetit shqiptar në Zvicër e më gjerë dhe mbetemi të përkushtuar për ngritjen e prezencës së tij përmes sipërmarrjes dhe përsosurisë profesionale.

  6. Ndikimi dhe Fuqizimi i Komunitetit

    CH-APEN është i përkushtuar për një ndikim pozitiv në komunitetin zviceran-shqiptar, duke fuqizuar individë dhe biznese të arrijnë potencialin e plotë, ndërkohë që kontribuojnë në zhvillimin socio-ekonomik të komunitetit në Zvicër dhe ndërkombëtarisht.